Treni godet veturën me targa të huaja (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës.

Treni ka goditur veturën e tipit ‘Mercedes’ ku siç shihet në foto dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës përderisa nuk ka informacione për të lënduar apo viktima.