VALA jep detaje për konsumatorët rreth thirrjeve nga prefiksi +382

Pas shqetësime të ngritura në numër të madh nga qytetarët në vend për thirrjet telefonike nga shtetet e huaja dhe ato të rajonit, është pikërisht operatori mobil VALA, të cilët kanë sqaruar këtë çështje për të gjithë konsumatorët.

Vala ka njoftuar të gjithë konsumatorët se përgjatë këtyre ditëve kanë pranuar shqetësime për thirrje nga disa numra me prefiksin +382.

Me këtë rast VALA ka shtuar se në rast të lajmërimit në këto thirrjë nuk shkaktohet asnjë shpenzim për të gjithë konsumatorët, vetëm në rast se dikush vendos të thërras prapa atë numrat, atëherë fakturohet konform tarifave aktuale.

Gjithashtu VALA ka shtuar se kjo dukuri nuk ka të bëjë me operatorin në fjalë.

Ky është njoftimi i plotë nga VALA:

Të nderuar konsumatorë,

Ju informojmë se këto ditë kemi pranuar shqetësime lidhur me thirrje nga disa numra me prefiksin +382.

Nëse numrat e tillë ju thërrasin dhe ju lajmëroheni në ato thirrje, juve nuk iu shkaktohet asnjë shpenzim.

Por, nëse ju thirrni prapa ata numra, atëherë faturoheni konform tarifave aktuale.

Kjo dukuri nuk ka të bëjë me Valën dhe si dukuri e tillë është keqpërdorim nga kompanitë ndërkombëtare të cilat mund të vijnë nga shtete shumë të vogla.

Vala është duke u marrë me këtë çështje në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që është e mundur.

Ne ju rekomandojmë të bëni kujdes të mos i thirrni mbrapa numrat që mund të jenë të panjohur për ju.