Veteranët kërkojnë interpretimin e mandatit të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një shkrese, po u kërkon të zgjedhurve të popullit që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.

OVL do që ligjvënësit të kërkojnë interpretim të amendamentit kushtetues, numër 24, me të cilin më 3 gusht 2015 u themelua Gjykata Speciale.

Derisa kjo të ndodhë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, veçse dhomat e saj pranë Speciales në Hagë, kanë nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Me kërkesë të Dhomave të Specializuara, presidenti Hashim Thaçi ka dërguar komentet e kërkuara dhe thotë se mandati i Speciales, siç kishte propozuar ai, duhet të zgjasë me vendim kuvendi në Prishtinë dhe të përfundojë kur për këtë të lajmërojë Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në komentetet e dërguara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të udhëhequr nga Jack Smith, thuhet se mandati i Gjykatës dhe Prokurorisë së veçantë është punë e rregulluar derisa akuzojnë Thaçin, se po mundohet ta sabotojë punën e Speciales.