Vjen reagimi i LDK-së pas takimit me VV-në, tregojnë a do të lëshojnë pe

Lidhja Demokratike Kosovës, ka reaguar pas takimit të sotëm me Lëvizjen Vetëvendosje, ku si në çdo takim tjetër u morën vesh që të takohen prapë.

LDK’ja përmes një shkrese me shkrim ka bërë me dije që nuk janë tërhequr nga oferta e tyre.

Ata përmes kësaj shkrese thanë se i kanë shpalosur qëndrimet e tyre që janë të njohur për opinionin.

Ja statusi i plotë:

Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.

SHPËRNDAJE