Vucic i shashtisur pas takimit me Pompeon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas takimit me Sekretarin e Shtetit Amerikan, mike Pompeo, se dialogu mes Prishtinëss e Beogradit në rastin më të mirë do të vazhdoj në dhjetor. Vucic theksoi se status quo nuk i duhet askujt dhe duhet ruajtur qetësinë dhe si rëndom e rëndësishme është heqja e taksës, dhe e ka përkrahjen e Sekretarit Amerikan Pompeo për këtë sipas tij dhe e caktoi datën e zgjedhjeve për kosovarët gjithashtu, 6 tetori tha ai.

Takime të tilla si ky i djeshmi në New York mes dy burrështetasve zakonisht zgjasin dhjetë apo pak më shumë por ky kishte zgjatur më shumë raporton televizioni serb TV Prva.

Vucic u pyet rreth asaj se a janë Prishtina e Beogradi më afër kthimit në tavolinën e bisedimeve pas takimit me Sekretarin Pompeo ai tha se është e vështirë të pritet diçka para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, të cilat i pret me 6 tetor, edhe pse ende nuk janë caktuar.

Siç pritej tarifa prej 100 % ndaj produkteve serbe duhet hequr theksoi presidenti serb.

Vucic shtoi se nuk është problemi nëse dialogu vazhdon pas dy a tre apo gjashtë muaj, jo që është e parëndësishme duke parë faktet të caktuar politike, por çka është më e rëndësishme të ruhet paqja në këtë periudhë.

“Status Quo është i pamundur tani, nëse njëra pushkë kërcet, askush nuk do të mund të ndal oshtimën topave pastaj”” ai shtoi se kjo nuk i duhet askujt.

Vucic nuk e lëshoi rastin të krenohet për kohëzgjatjen e pritjes nga sekretari Pompeo, që e priti në një drekë pune që zgjasin jo më shumë se 10 a 15 minuta e takimi i tij zgjati goxha më shumë ku ai bisedoi rreth marrëdhënieve mes Prishtinës e Beograd dhe nyjës kosovare që dëshmon se bisedimet ishin serioze dhe të përgjegjshme sipas tij.

“Mos harroni se ai është njëri prej njerëzve të rrallë që në njoftimin zyrtar pas takimit me Hashim Thaçin ka thënë se taksa nuk mund të qëndroj. Bëhet fjalë për njerëz të fortë që përfaqësojnë shtetin më të fuqishëm në botë dhe ata nuk i ndryshojnë qëndrimet”.

Presidentii i Serbisë, Aleksandar Vucic theksoi se mbështetja e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo për heqjen e taksës nuk dyshohet.

Vucic theksoi po ashtu se SHBA gjithashtu nuk ndryshojnë qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës por po hapin disa dyer dhe e kuptojnë shumë mirë nevojën dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes me të cilën Serbia nuk do të poshtërohej e interesat e saj të nënvlerësohen.

Vucic u lëshua edhe në përqeshje të krerëve kosovarë dhe panikut që kapluar opinionin publik në Kosovë duke vlerësuar se nuk kanë çfarë ankohen tani, “atje ka panik pasi Washington është Meka e Medina e tyre dhe me dekada ishte Washington që sipas pikëpamjes së tyre dhe objektivisht krijoi të ashtuquajturën Kosovë e pavarur” tha Vucic.

E pyetën edhe se a po humb Prishtina pozicion tani, Vucic tha se nuk mund të thuhet kështu pasi do të ishte jo reale dhe do të ishte shpresë false për qytetarët aty ku nuk ka shumë.

“Por që ne duam të pozicionohemi si partnerë njëjtë i rëndësishëm, e në të ardhmen kush e di…Po, ashtu do pozicionohemi. E do të bisedojmë më shpesh e më gjatë me Washington” tha Vucic./gazetametro.net