Vuçiq dhe Dodik pajtohen se çështja e Kosovës zgjidhet kur të…

Presidenti dhe Kryenegociatori i Serbisë Aleksandar Vucic, ka thënë se nuk do të zgjidhet problemi i Kosovës, pa pajtimin e të gjithë serbëve. Pra edhe atyre të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH), në Republikën Serbe, trasnmeton gazeta Metro. Por, natyrisht se për këtë nevojitet edhe pajtimi i Presidentëve nga Amerika, dhe Rusia.

Presidenti i Serbisë ka thënë se dëshiron kompromisi me Kosovën është në interes të serbëve dhe Serbisë. Ai ka thënë se nuk do të jetë lehtë të gjindet zgjidhja, por ajo sigurisht se do të bëhet me pajktueshmërinë e popullit serb, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Aemrikës (SHBA).

“Vetëm me pajtimin e Rusisë dhe SHBA’ve mund të gjindet zgjdihja dhe të jetë e qëndrusehme”, ka thënë Vucic, para gazetarëve pas një takimi me Liderin e Republikës Serbe në BeH, Milorad Dodik në Beograd.

“Ne e respektojmë çka thotë dhe kërkon Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, por e di që edhe zgjidhja me shqiptarët nuk është afër. Unë jam i vetëdishëm se sa dallojmë në qasje për Kosovën dhe se si i shohim ndryshe realitetet atje”, ka thënë Vucic.

Por, ka ripërsëritur se çdo marrëveshje duhet ta ketë edhe mbështetjen e Washingtonit dhe Rusisë dhe pajtueshmërisë së vendeve që negociojnë në këtë proces. /gazetametro.net