VV i’a kujton LDK-së: Vetë e zgjodhët Hashim Thaçin!

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka ironizuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e Presidentit.

Kollçaku ka shkruar se kur nuk ka pengesë për formimin e Qeverisë pse po pritet Presidenti, një President që vetë LDK-ja e ka zgjedhur.

“Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët, e i cili pavarësisht gjithash, ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim)” shkruan Kollçaku në Facebook.

Postimi i plotë i Kollçakut:

Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?

Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët, e i cili pavarësisht gjithash, ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).