Xhafer Tahiri mbanë mbledhjen e parë si kryetar dege me strukturat e LDK-së

Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe tashmë edhe kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbajtur mbledhjen e parë si kryetar dege me kryetarëte nëndegëve të LDK-së dhe Kryesinë e degës.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje është diskutuar për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndermerren në të ditët në vijim.

Ndryshe, Hysni Gërguri para një jave ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës dhe e asambleistit në Kuvend Komunal, për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i Xhafer Tahirit:

Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegeve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri
Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndermerren në të ditët në vijim.

I njoftova për punët e mira të komunes si dhe planet per vitin 2021

Vazhdojmë së bashku, do ta kthejm LDK-në aty ku e ka vendin ✌