Ymeri tregon nëse do bashkëpunoj me VV-në

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është i gatshëm që në të ardhmen të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi siç deklaroi ai, partia e re që do ta formojnë të dorëhequrit nga VV-ja ka ngjashmëri me partinë e Albin Kurtit.

Në një intervistë për Top Channel, Ymeri nuk e përjashtojë mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojë me VV-në.

“Mendoj që po, një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje do mund të ketë dobi për Kosovën sepse kemi shumë ngjashmëri”, ka thënë Ymeri. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ymeri është shprehur se partia që do të formojnë të dorëhequrit do të ketë prirje social-demokrate, ashtu siç ka edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është i bindur se kushti esencial për ndarjen e Lëvizjes nga të dorëhequrit kishte qenë mos ardhja e Kurtit në krye të VV-së.

“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejte, dhe kushti esencial për ndarjën e VV-së është mos ardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.

Ai ka përmendur “muajin e rëndësishëm” në të cilin kishin biseduar me Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pa kënaqësine e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.