Zëdhënësi i policisë, Zahiti: Asnjë zyrtarë nuk është i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dementuar raportin se zyrtarë policor kanë qenë të përfshirë në vrasjen e të riut, Valmir Fazliu në tregun e Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info ka sqaruar rastin, duke treguar se i gjithë konflikti ka nisur dhe ndodhur mes personave civil.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara gjatë ditës se sotme në disa portale, ku thuhet se ngjarjes se sotme të ndodhur  Vrasje e rëndë, të kenë qenë përfshirë disa  zyrtarë policor”, ka deklaruar Zahiti për Veriu.info.

“Policia e Kosovës  sqaron dhe reagon ndaj këtyre shkrimeve duke sqaruar se: në  rastin e veprës penale Vrasje e rëndë të ndodhur sot në Mitrovicë, ku ishin të përfshirë katër persona civil,  veprës penale  nuk i ka parapri asnjë rrethanë qe ndërlidhet me ndonjë zyrtar policor”, ka theksuar zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se nga hetimet e deritanishme, ngjarja dyshohet të  ketë ndodhur pas një zënke çasti ndërmjet të  dyshuarit dhe  viktimave të rastit.

“Ndërsa, në mesin e dëshmitarëve është intervistuar edhe një zyrtar policor i cili në kohen e ngjarjes ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ndodhej afër  personit të dyshuar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar  për informim të drejtë, profesional e objektiv”, ka përfunduar Zahiti./Veriu.info