ZYRTARE: Mbappe do të luajë kundër Man Cityt

Paris Saint Germain ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Lajm i mirë për parisienët është se Kilyan Mbappe është i gatshëm dhe figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar.

Mbappe nuk u paraqit ndaj Lens shkaku i një lëndimi dhe paraqitja e tij ndaj Cityt u vu në dyshim.

Por, tani PSG ka publikuar listën e lojtarëve dhe zyrtarisht Mbappe do të udhëtojë në Manchester.Më poshtë mund të shihni lojtarët e grumbulluar nga Pochettino./Lajmi.net/