Zyrtari i LDK-së i bindur: Seancën e ardhshme votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Qeveria i ka votat për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohet.

“Sipas informata që i kam që në seancën e ardhshme kur të mblidhet Kuvendi, Qeveria do t’i ketë votat për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, kish me qenë mirë që në këtë seancë të votohet edhe buxheti i shtetit me pas një dakordancë për me ardh deri të ngjarjet që e presin vendin”, tha Muhaxheri.

Këto komente Muhaxheri i ka bërë në Debat Plus në RTV Dukagjin.